Franco Foda “punë e kryer” si trajner i ri i Kosovës, fillon punën nga muaji i ardhshëm

Trajneri gjerman, Franco Foda pritet të emërohet së shpejti përzgjedhësi më i ri i kombëtares së Kosovës.

Sipas gazetarit Arlind Sadiku, tashmë kjo punë veçse është e kryer.

“Do ta nisë punën që nga muaji i ardhshëm, në ndeshjen miqësore kundër Armenisë”, tha Sadiku.

Gjermani ka karrierë 20 vjeçare në rolin menaxherial me skuadrat që ka drejtuar.

57-vjeçari ka drejtuar tri klube: Sturm Grazin, Kaiserslautern, Zurichun.

Ai po ashtu për katër vjet e ka drejtuar edhe kombëtaren e Austrisë.

Kosova është pa trajner që nga 22 nëntori i vitit të kaluar, kur edhe nga kjo pozitë u shkarkua Primozh Gliha.