Gëzon Berisha, kandidat për deputet për NISMËN në Pejë

Vet Gëzon Berisha ka bërë të ditur se do të kandidojë për deputet. Ky është postimi i tij:

Të nderuar familjarë, miq, shokë-shoqe, bashkëluftëtarë, invalid dhe veteran të luftës, familje të dëshmorëve si dhe ju qytetarë të nderuar:

Unë si kryetar i NISMËS SOCIALDEMOKRATE në Pejë, edhe përkundër faktit që nuk kam qenë i gatshëm t’i futem garës në këto zgjedhje si dhe shumica nga ju e keni ditur që nuk do të garoj, me insistimin nga qendra dhe me insistimin e degës në Pejë, vendosa që të jem pjesë e listes.

E vetmja arsye që nuk kam qenë i gatshëm është për faktin që kam pasur dëshirë që edhe më tutje ta dëshmoj veten në asamblen komunale. Të bëjë edhe më tepër për rrethin ku jetoj në mënyrë që ta kem shumë më të lehtë t’ua kërkoj votën t’uaj.

Unë asnjëherë nuk u ndala së kontribuari për vendin, pavarësisht rrethanave.
Ata që i njoh dhe më njohin, e din më së miri për angazhimin tim! Bashkarisht me familjen time kemi sakrifikuar shumë në dhe për të miren atdheut. Përsonalisht unë e edhe familja ime, jemi dëshmuar si atdhedashës të devotshëm që nga paralufta, në kohën e luftës e poashtu edhe në periudhën e pasluftës!

Andaj nga sot, unë garoj në koalicionin NISMA SOCIALDEMOKRATE-AKR-PD me kryeministër Fatmir Limaj, me numrin rëndor 47 dhe kërkoj mbështetjen t’uaj me aq sa keni mundësi.
I lutem zotit që në këto zgjedhje të fitoj më i miri dhe më i duhuri për vendin tonë. Nëse unë përsonalisht do ta kem besimin t’uaj, problemi kryesor që do ta trajtoj, nuk do të jenë as autostradat e as projektet kapitale. Prioritet për mua do të jetë zhvillimi i strategjisë për të rinjët që mos ta lëshojnë vendin si shkak i papunësisë, nepotizmit, byrokracisë, korrupcionit e shumë dukurive tjera negative që na kanë ngulfatur!

Dalshim faqebardhë e në fund le të fitoj Kosova!

Bashkë për shtetin
Me kryeministrin Fatmir Limaj!

I juaji,
GËZON BERISHA