Zhduket një grua në Drenas, policia kërkon ndihmë për ta gjetur

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua nga fshati Vasilevë të Drenasit është raportuar se është zhdukur.

Kërkimet policore janë duke vazhduar, pas marrjes së autorizimit nga ana e prokurorit të shtetit, nga kërkuar nga qytetarët.

Të gjithë ata që kanë çfarëdo lloj informacioni, që ndërlidhet me të, t’ia kalojnë ato policisë përmes numrit 192.