Ambasadori i Kosovës në Slloveni mohon akuzat, paralajmëron padi ndaj portalit slloven

Ambasadori i Kosovës në Slloveni, Martin Berishaj, ka reaguar pas akuzave se është përfshirë në skandalin financiar që u zbulua së fundmi, ku mediat sllovene raportuan se ai i ka bartur para kesh rreth 600 mijë euro nga kompania e tij në Mal të Zi te politikani slloven.

Përmes një statusi në Facebook, Berishaj ka paralajmëruar padi ndaj portalit që ka publikuar skandalin.

“Pavarësisht nga fushata parazgjedhore në Slloveni dhe ballafaqimi i fundit i mbrëmshem në mes akterve kryesor politik, i z. Janša dhe z. Golob, ku u mohua shkrimi i Planet tv lidhur me emrin tim, nga sot, padia ime kunder portalit ne fjalë, hap rrugë per fjalen e fundit gjykatës. Nuk është e drejtë të jemi thjesht të sigurtë në drejtësi dhe në të vërtetë. Duhet edhe ta mbrojmë drejtësinë dhe te vërtetën. Përndryshe shpifjet bëhen normale”, ka shkruar ai.