MOBILIZOHET FUQISHËM LDK-ja NË Klinë

LDK -ja në Klinë ka mbajtur takim mobilizues me Shtabin qendror
Bashkarisht do të angazhohemi për t’ia mundësuar fitoren LDK-së, si i vetmi subjekt që garanton progresin shoqëror e ekonomik.

Zgjedhjet e 6 tetori na gjejnë shumë të fortë e të përgatitur për t’i dhënë shpresë dhe alternativë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Postim i deges se LDK -së në Klinë

Dega e LDK-së në Klinë ka mbajtur takim me Shtabin qendror

Në selinë e Zyrës së LDK-së është mbajtur mbledhja e Shtabit qendror.

Në këtë mbledhje të pranishëm, ishin Kryesia e Degës së LDK-së, të udhëhequr nga Kryetari, Fadil Gashi, i shoqëruar nga nënkryetari, Besim Hoti, zëdhënësi, Arben Limani, kandidatët për deputet, Mirjeta Kalludra dhe Isuf Berisha, si dhe Kryetari i PSHDK-së, njëherit edhe kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës, Ukë Berisha me bashkëpunëtorë. Pjesëmarrës të tjerë ishin kryetarët e nëndegëve të LDK-së, si dhe anëtarët e Shtabit qendror.

Gjatë kësaj mbledhje Kryesia ka kërkuar angazhim të plotë në rrugën drejtë fitores së madhe.