Ky është i dyshuari tjetër për dhunimin e 23-vjeçares në Pejë

Ismet Gogaj dhe Shaban Berisha janë arrestuar sot nga Policia e Kosovës nën dyshimin për dhunimin e 23-vjeçares në Pejë më 8 dhe 9 dhjetor.

23-vjeçarja nga Shqipëria me probleme të shëndetit mendor, u dhunua seksualisht nga dy të lartëpërmendurit.

Paparaci iu sjell fotografinë e Ismet Gogajt:

Arrestimin e tyre, për Paparacin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili tha se dy personat janë ndaluar, si dhe është gjetur dhe sekuestruar një veturë që dyshohet se është përdorur në rast.