NATO zhvillon bisedime me Poloninë për situatën pas raketave ruse

Pas zhvillimeve të fundit në Poloni, ku ranë raketa ruse, aleanca euroatlantike NATO ka deklaruar se janë duke u marrë me këtë çështje.

Një zyrtar i NATO-s për BBC-në ka thënë se janë duke zhvilluar bisedime me Varshavën zyrtare.

“Ne jemi duke i shqyrtuar këto raportime dhe po koordinohemi ngushtë me aleatin tonë, Poloninë”, ka thënë ky zyrtar.