Bekim Jashari zbulon të vërtetën e madhe, pse nuk flasin Hashim Thaçi dhe Lulzim Jashari?

Kryetari i Skenderaj, Bekim Jashari në emisionin Debat Plus ka zbuluar arsyen se pse nuk flasin ish-presidenti, Hashim Thaçi me të birin e komandantit legjendar. Lulzim Jashari.

“Sa i përket prishjes me Hashim Thaçin, s’ka të bëj aspak rreth parasë, asnjëherë. Ka pas debat unë dhe Lulzimi me Hashimin në kohën kur është menaxhuar kompleksi nga Ministria e Ambientit. Luli i ka thënë troç: ‘Nuk më intereson kush i merr(tenderat), por në momentin që une dëgjoj që lypni 10 përqind, haraq firmave edhe në këtë vend, mbi gjakun e atyre, harrojeni që ka me ju shkel këmba në Prekaz’. Ka pas kësi debati.”

“Ka pasur edhe tjera, por që unë nuk dua t’i bëj publike. Është edhe kompleksi.Pjesë tjera kanë qenë mos sinqeriteti dhe burrnia taman nga Hashim Thaçi direkt me Lulin.  Tjera gjëra nuk janë për publikun. Ka të bëj me çështje gjatë luftës e menjëherë pas luftës”, u shprehë Bekim Jashari.