Tragjike: Shtëpia iu përfshi nga zjarri, ndërron jetë gruaja në Tërnoc

Një grua ka vdekur, pasi nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra nga flakët, pasi shtëpia ku ajo qëndronte u përfshi nga zjarri.

Viktima, me inicialet N.F, kishte pësuar djegie të shkallës së lartë dhe deri më tani po trajtohej në spital.

Ndërkohë, trajtimin po e vazhdon edhe kryefamiljari i shtëpisë, pasi që ai po ashtu ishte në shtëpi kur shtëpia u përfshi nga zjarri.