Një shtetase e Shqipërisë kërcënoi policen kosovare përmes disa mesazheve

Një pjesëtare e Policisë së Kosovës ka pranuar mesazhe kërcënuese dhe fyese nga një grua, shtetase shqiptare.

Për këtë ka raportuar Policia e Kosovës në raportin 24 orës.

“Vushtrri 25.03.2023-19:30. Ankuesja femër kosovare, pjesëtare e PK-së, ka njoftuar se përmes rrjetit social nga e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë ka pranuar disa mesazhe me përmbajtje kërcënuese, fyese e  denigruese. Nuk raportohet për të arrestuar,  është njoftuar prokurori”, thuhet në raport.