Nisma s’ka vija të kuqe, por ka një kërkesë për Vjosa Osmanin

Pa takimit të zhvilluar në mes të u.d. të Presidnetit Vjosa Osmani, është deklaurar anëtari i Kryesisë së Nismës Endrit Shala.

Ai ka thënë se teme diskutimi ishte dakordimi për caktimin e datës së mbajtjes së zgjedhjeve, ndërsa si Nismë kanë kërkuar që të para se të bëhet shpërbërja e Kuvendit, të  votohet projektbuxheti për vitin 2021.

“Në këtë takim biseduam në lidhje me dakordimin për caktimin e datës së zgjedhjeve ne si Nismë kërkuam edhe në cilësinë e saj si kryetare e kuvendit kurdo që të caktohet  data e zgjedhjeve të mos ta bllokojmë vendin, kërkuam që të caktohet një seancë dhe të gjitha subjektet politike të votohet projektbuxhetin që pastaj çfarëdo situate tjetër qytetarët e Republikës së Kosovës të mos bllokohen në raport me pamundësinë e votimit të këtij projektligji”, tha Shala.

Ai ka thënë tutje se pas caktimit të datës së zgjedhjeve do të shohin mundësinë e ndonjë koalicioni por se Nisma nuk do të shkrihet në ndonjë tjetër subjekt politike dhe se vija të kuqe nuk kanë për asnjë parti politike.