Prishtinë, plagosen me armë zjarri dy persona

Dy persona dyshohet se janë plagosur me armë zjarri në Prishtinë më 15.02.2024, përderisa për këtë ngjarje deri më tani janë arrestuar 3 të dyshuar.

Lajmi është konfirmuar për KALLXO.com nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se informatat për ngjarjen Policia i ka marrë në 21:00h.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen” – tha Ahmeti.

Ajo njoftoi se bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se me armë zjarri janë plagosur dy persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.

Po ashtu është thënë se hetuesit policorë në koordinim me Prokurorinë po ndërmarrin veprimet hetimore.