Kjo është tabela në Superligën e Kosovës pas ndeshjeve të xhiros së 23-të

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e xhiros së 23-të në AlbiMall Superligën e Kosovës në futboll.

Ditën e sotme janë zhvilluar dy ndeshje mjaft interesante, ku vëmendja ishte te derbi Prishtina – Ballkani, shkruan IndeksOnline.

Kjo ndeshje përfundoi pa fitues, ku rezultati përfundimtar ishte i barabart 2-2.

Fitues nuk kishte edhe në ndeshjen tjetër të ditës së sotme mes Trepçës ’89 dhe Malishevës.

Rezultati përfundimtar në stadiumin ”Riza Lushta” ishte 0-0.

Pas ndeshjeve të sotme, skuadra e Ballkanit mbetet lidere në Superligën e Kosovës me 49 pikë, e ndjekur nga Drita me 47 pikë.

Gjilani renditet në vendin e tretë me 38 pikë, ndërsa skuadra e Prishtinës është ngritur në vendin e katërt me 31 pikë.

Në tre pozitat e fundit renditen Drenica dhe Trepça ’89 me nga 23 pikë, kurse Ferizaji është në pozitën e fundit me 21 pikë