Përplasen katër automjete në Arllat-Malishevë , vdes një person

Sonte rreth orës 20:40 në fshatin Arllat në rrugën rajonale për Malishevë është shkaktuar një aksident trafiku në mes të katër automjeteve,

Lajmin për Gazetën e ka konfirmuar zëdhënësi i PK-së për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha, i cili tha se njësitet policore i janë përgjigjur rastit, po ashtu emergjenca dhe zjarrfikësit janë në vendngjarje.

Po ashtu Hoxha tha se sipas raportimeve fillestare mjeku ka konstatuar se një person është pa shenja jete.

“Sonte rreth orës 20:40 në fshatin Arllat në rrugën rajonale për Malishevë është shkaktuar një aksident trafiku në mes të 4 automjeteve. Njësitët policore iu kanë përgjigjur rastit, po ashtu emergjenca dhe zjarrfikësit janë në vendngjarje. Sipas raportimeve fillestare mjeku ka konstatuar se një person është pa shenja jete. Përderisa ekipet relevante janë duke u marrë me rastin”, tha ai.

Tri nga veturat e përfshira janë me targa 07, ndërkaq tjetra Audi me targa 01, në të cilën ndodhej viktima./