Pamje Nga Aksidenti Ne Malisheve, Dyshohet Se 24 Vjeçari Ka Mbetur I Vdekur

Rreth orës 20:00 në Arllat të Malishevës ka ndodhur një aksident me fatalitet.

Mësohet se aksidenti i rëndë ka përfunduar me vdekjen e një personi (mashkull). Sipas burimeve personi që ka humbur jetën është i moshës së re (rreth 24 vjeçar). Në vendin e ngjarjes ka arritur policia dhe ambulanca.
Nuk ka ende njoftim nga policia për të lënduar të tjerë.