Arrestohen dy persona në Klinë, dyshohet se sulmuan fizikisht një tjetër

Janë arrestuar dy persona në fshatin Grabanicë të Klinës, pasi të njëjtit sulmuan fizikisht një tjetër.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se personi ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor,

“Me datën 09.06.2023 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se e kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar i cili ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.