Edhe një futbollist largohet nga Dukagjini

Pas largimit të Met Millaku, skuadra e Dukagjinit në sezonin e ardhshëm do të jetë edhe pa futbollistin Labinot Jashanica.

Skuadra nga Klina përmes një njoftimi zyrtar ka bërë të ditur se kanë mbyllur bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme,

26-vjeçari do të largohet nga Dukagjini pas dy viteve.

Njoftimi i plotë:

“FALEMINDERIT JASHKI

Ju njoftojmë që me marrëveshje të dyanshme kemi mbyllur bashkëpunimin me futbollistin Labinot Jashanica. Ne e falënderojmë Jashkin për gjitha këto vite sa ishte pjese e jona, duke i dëshiruar atij gjitha të mirat.”, thuhet në njoftimin e klubit të Dukagjinit