Beshiktashi prezanton Rashicën

Skuadra e Beshiktashit ka kompletuar transferimin e sulmuesit të Kosovës, Milot Rashica. Klubi turk e ka prezantuar të mërkurën Rashicën, i cili do ta bartë fanellën me numrin 11.

Rashica te Beshiktashi është transferuar nga Norwich City, ekip që ka përfituar mbi 5 milionë euro nga shitja e tij.

Rashica me Beshiktashin ka firmosur kontratë katërvjeçare, ndërsa sipas mediumeve turke do të ketë pagë vjetore prej 2 milionë eurosh. Rashica vlerësohet si përforcim i rëndësishëm për edicionin 2023/24, duke pasur parasysh se edicionin e shkuar e fitoi titullin e kampionit me Galatasarayn.

27-vjeçari ishte i huazuar te Galatasaray, i cili nuk arriti marrëveshje me Norwichin për transferimin e tij të përhershëm.