Hakerët kryejnë aksion të suksesshëm në Raiffeisen Bank

Faqja zyrtare e Bankës Raiffeisen në Kosovë në rrjetin social Facebook është hakuar, shkruan Insajderi.

Para pak minutave, në profilin e Raiffeisen Bank është publikuar një fotografi e një personi dhe në mbishkrim thuhet ‘hacker’.

E njëjta ka ndodhur edhe me fotografinë e profilit të kësaj banke.

Deri më tani nuk dihet se kush ka sulmuar llogarinë e Bankës Raiffeisen.