Memli Krasniqi: Nesër kemi thirrur seancë të jashtëzakonshme për ta miratuar rezolutën që mbështetë policët tanë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka treguar se nesër kanë thirrur seancë të jashtëzakonshme për ta miratuar rezolutën që mbështetë dhe forcon Policinë e Kosovës.

Krasniqi ka thënë se duke marrë parasysh zhvillimet e fundit në vend, posaçërisht pas 24 shtatorit, PDK konsideron se forcimi dhe mbështetja e Policisë duhet të jetë prioritet shtetëror – andaj nuk mund ta pranojnë këtë qasje neglizhuese të pushtetit dhe të qëndrojnë duarkryq.

“Prandaj, nesër kemi thirrur seancë të jashtëzakonshme për ta miratuar këtë Rezolutë. Policët tonë meritojnë shtesat për rrezikshmërinë, sigurimin shëndetësor dhe miratimin e Ligjit për pensionim të parakohshëm. I ftoj të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës që nesër, me votën e tyre, të dëshmojnë se e mbështesin dhe janë me Policinë e Kosovës – sepse vetëm fjalët dhe postimet në rrjetet sociale nuk mjaftojnë”, ka shkruar Kryetari i PDK-së në faqen e tij në Facebook.