Për nëntë muaj policia i konfiskon mbi 7 mijë e 400 patentë-shoferë

Policia e Kosovës ka njoftuar se nga janari deri në shtator të këtij viti, 7 mijë e 403 shoferëve u është ndaluar vozitja.

Ndësa, pikë negative kanë marrë 22 mijë e 434 shoferë.

“Policia e Kosovës vazhdon me aktivitete që kanë për qëllim ngritjen e sigurisë në trafikun rrugor si dhe uljen e aksidenteve. Gjatë periudhës kohore Janar – Shtator 2023:· 7403 shoferëve, iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik. · 22434 shoferëve, iu kanë vendosur pikë negative.”, thuhet në njoftim.

Policia u ka bërë thirrje shoferëve që t’i respektojnë rregullat në trafik.