Eleonora Nrecaj, ekonomistja dhe nëna e dy fëmijëve që synon të bëhet asambliste në Klinë

Eleonora Nrecaj, 18.

Eleonora Nrecaj, ka lindur më 20.04.1990, është e martuar, nënë e dy femijëve, një vajzë dhe një djalë.

Shkollën e mesme e ka përfunduar në “Kuvendin e Lezhës” në Viti, kurse e ka të përfunduar Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, dega Banka, Financa dhe Kontabilitet, dhe vazhdon studimet e nivelit Master në Banka, Financa dhe Kontabilitet tek Universiteti i Prishtinës.

Eleonora, ka punuar në BPB, në SHPK “Elektrostublla”, pozita “Asistente e Kontabilitetit dhe Administratës”.

Objektivi kryesor i saj është që ta shfaqë vullnetin, përgatitjen profesionale, si dhe përvojen e fituar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive si qëllim që t’u shërbejë qytetarëve në mënyrën sa më të drejtë të mundshme, me kërkesat dhe nevojat e tyre.

Eleonora, në këto zgjedhje mban numrin 18.