Kjo është mosha e personave që mbetën të lënduar nga shpërthimi i bombolave në Bogë

N8jë ngjarje të rëndë që ka ndodhur mesditën e sotme në ‘Vilat Lisa’ në Bogë të Rugovës, ku katër persona kanë mbetur të lënduar rëndë.

Sinjali mëson se viktimat janë dy burra dhe dy gra të moshave 52, 43, 80 dhe 38-vjeç.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Spitalit Rajonal në Pejë kanë bërë me dije se katër të lënduarit janë dërguar atje për ndihmë mjekësore, pasi kishin pësuar djegie të shkallës së dytë.

Sinjali mëson se shpërthimi dyshohet të ketë ndodhur në ‘Vilat Lisa’ në Bogë, ku edhe kanë dalë njësitë policore të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.