Rukiqi: Ka sasi të mjaftueshme mielli

Kryetari i Odës Ekonomike në Kosovës, Berat Rukiqi, ka njoftuar të gjithë qytetarët se në vend ka sasi të mjaftueshme mielli, shkruan IndeksOnline.

Rukiqi ka bërë të ditur se Ministria e Ekonomisë do të bëjë verifikimin urgjent të rezervave shtetërore dhe të përgatisë veprimet konkrete që t’i aktivizojë ato.

Ai u ka bërë kërkesë marketeve që t’ i mbushin me kohë raftet e zbrazura, pasi që ato po krijonë panik te konsumatorët.

“- Nga informacionet, prej të gjithë furnizuesve kryesorë: Ka sasi të mjaftueshme mielli, pra nuk ka as arsye për panik, as për rritje çmimesh;

– Për të parandaluar çdo mundësi të çrregullimeve në treg, Ministria e Ekonomise, duhet të bëjë verifikim urgjent të rezervave shtetërore dhe të përgatisë veprime konkrete, për aktivizim të rezervës shtetërore;

– Kërkesë për shitësit me pakicë: Raftat e zbrazëta krijojnë panik. Bëni të gjitha perpjekjet që raftat të mbushen në kohë sa më të shpejtë, pasi që në treg ka produkte të mjaftueshme, për të gjitha kategoritë”, ka thënë ai./