Autokolona ruse bëhet shkrumb e hi nga forcat ukrainase

Një autokolonë ruse në Ukrainë, është bërë shkrumb e hi nga ushtria e Ukrainës.

Mediumi NEXTA ka publikuar disa fotografi nga ky sulm, ku shihen tanket dhe automjetet e shkatërruara ruse.

Kjo ngjarje ka ndodhur në rajonin Sumy. Forcat ukrainase me sukses janë duke shkatërruar shumë prej makinerive tokësore dhe ajrore të forcave ruse

Edhe numri i të vrarëve nga radhët e ushtarëve rusë, tashmë është me mijëra.