Dy të vdekur nga aksidenti në Krushevë të Madhe

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në fshatin Krushevë e Madhe të Klinës mes trenit dhe një kombi – busit.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë ndërruar jetë 2 persona, një burrë dhe një grua. Mjeku ka konstatuar vdekjen e njërit prej tyre në vendngjarje, ndërsa tjetri në spitalin e Pejës. Lajmin për Klina info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi/Klina