Dyshohet se viktimat në aksident janë nga Peja.

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në fshatin Krushevë e Madhe të Klinës mes trenit dhe një kombi – busit. Si pasojë e këtij aksidenti kanë ndërruar jetë 2 persona, një burrë dhe një grua.

Mjeku ka konstatuar vdekjen e njërit prej tyre në vendngjarje, ndërsa tjetri në spitalin e Pejës. Lajmin për Klina info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Sipas burimeve të Klina info, viktimat dyshohet se janë nga Peja, me mbiemër “Deqani”, njëra nga viktimat dyshohet të jetë rreth 47 vjeçar