Arrestohet një burrë në Obiliq, rrahu prindërit e tij

Një person është arrestuar në Obiliq, pasi që kishte sulmuar fizikisht prindërit e tij.  Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Obiliq 18.10.2023-18:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht prindërit e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.