Vrasja e Liridona Ademajt – a e ka kontaktuar Naim Murseli, Behgjet Pacollin në natën e krimit?

Lideri i Alenacës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka folur për figurën e Naim Murselit, të dyshuarin për vrasjen e Liridona Ademajt.

Pacolli ka zbuluar nëse është kontaktuar nga Murseli në natën kur u vra Liridona.

“Jo, unë kam qenë në rrugë zyrtare largë Kosovës, por bashkëpuntorët e mi nga Kosova më kanë informuar për rastin”, ka thënë Pacolli në një intervistë për Nacionale, shkruan Gazeta Sinjali.

“Duke mos ditur si ka ndodh, unë kam tentu me kontaktu, por telefonin e tij ka qenë i mbyllur”, ka treguar Pacolli, i cili gjatë këtyre ditëve ka reaguar disa herë për rastin në rrjetin e tij social, në Facebook.

Liridona Ademaj, 30-vjeçare, është vrarë të mërkurën, më 29 nëntor, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.

Për rastin Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar: Naim Murselin, Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën.