Ja pse zyrtarët amerikanë do të vijnë pas 20 shtatorit në Kosovë

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka bërë të ditur se në fund të këtij muaji zyrtarë amerikanë, përfaqësues të korporatave kryesore, do të vijnë në Kosovë për të parë nga afër procedurat per nisjen e implementimit të marrëveshjes ekonomike të arritur në Shtëpinë e Bardhë.

Abrashi i cili ishte pjesë e delegacionit të Kosovës në Washington, tha se secila pikë e marrëveshjes së arritur më 4 shtator, ka benefite për vendin.

”Kam dëgjuar edhe disa skeptikë kinse marrëveshjet nuk janë të mira. Por realisht secila prej pikave është me benefit më të mirë e më pozitivë për Kosovën, sesa tjetra”.

”Janë dy komponentë kryesore që ndihmojnë zhvillimin ekonomik të një vendi”.

”Projektet si të tilla, nëse flasim për pesë vite, kanë me ndryshuar mënyrën se si njerëzit lidhen në Ballkan dhe punojnë në Ballkan, e po ashtu mënyrën se si bëhet biznesi në Kosovë”, KlanKosova.

Kur fillohet të zbatohen këto marrëveshje?

”Ne kemi marrë një garancion shumë të fuqishëm nga vet Presidenti i SHBA-ve, i cili nga secili takim ka pasur secilin përfaqësues të korporatave kryesore që kanë me e përkrahë zbatimin e këtyre projekteve”.

”Kam marrë një lloj zotimi prej tyre direkt, se ata do të merren me këto punë”.

”Vizita e tyre parashihet diku pas 20 shtatorit, zyrtarë të DFC, të cilët do të vijnë të diskutojnë për secilin fizibilitet. Ndërsa për projektin me MCC-në që s’po merr vëmendjen sa duhet, por ka pasur përkrahjen e administratës”.

”Projekti i gazsjellësit. Gazi i cili do të jetë i shpërndarë në amvisri, dhe biznese do të ndikojë pozitivisht në  të bërit biznes në Kosovë dhe në koston e tyre”.