Osmani: Presidenti Rugova at themeltar i Kosovës, nuk e keqpërdori besimin e popullit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur një fjalim në Akademinë Përkujtimore në 18 vjetorin e vdekjes së presidentit historik Ibrahim Rugova.

Osamni e ka quajtur Rugovën at themeltar të shtetit ish-presidentin Rugova, duke shtuar se nuk ishte vetëm president, por një shqiptar i lidhur fort për rrënjët e vendit.

Gjatë fjalimit të saj, ajo po ashtu tha se Rugova ishte prijës që nuk e keqpërdori kurrë besimin e popullit.

“Ai qe vërtetë i biri i Kosovës. I shërbeu deri në frymën e fundit vendit. Ja kushtoi jetën Kosovës. Ai qe mobilizues i jashtëzakonshëm i një populli të tërë mbi vlerat e lirisë. Ai nuk ngurroi ta shprehte kërkesën për lirinë e individit dhe të popullit. Duke e kërkuar atë, ai u shndërrua në model të prijësit. Presidenti Rugova do të mbetet përherë në themelet e shtetit të Kosovës. Trashëgimia e tij është e jashtëzakonshme. Ai e solli vëmendjen e botës demokratike në Kosovë.”