Tejkalohet bllokada në Kuvend, votohet komisioni hetimor i propozuar nga opozita

Deputetët e Kuvendit të Kosovës pas kompromisit të arritur në mbledhjen e Kryesisë kanë votuar për formimin e Komisionit hetimor për menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës.

Këtë komision do ta kryesoj, Driton Selmanaj nga LDK.

Edhe partitë tjera do t’i kenë përfaqësuesit e tyre në këtë komision.

Bllokimi i krijimit të këtij komisioni kishte bërë që opozita të pengoj punën e Kuvendit të Kosovës