Policia kontrollon nxënësit e shkollave në Vushtrri, gjen thika, boks hekuri e armë plastike

Policia e Kosovë përmes urdhër-kontrollit në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata kompetente ka zbatuar masa sigurie, ku janë kontrolluar nxënësit e tri shkollave të mesme në Vushtrri.

Si rezultat i kontrollimit  në posedim tek nxënësit  brenda hapësirave të shkollave janë  gjetur dhe sekuestruar, shtatë thika, një boks hekuri, një pistoletë plastike dhe gjësende tjera.

Sipas njoftimit të Policisë provat e gjetura materiale do t’i paraqiten prokurorit kompetent.