Kosovari nga Klina bëhet oficer në Forcat Ajrore në SHBA

Forcat Ajrore në SHBA nga tani do ta kenë një oficer me origjinë nga Kosova.

Edmond Smajli, me origjinë nga komuna e Klinës, të hënën është shpallur zyrtarisht oficer në “US Air Force”,

Ai ka bërë betimin si oficer para udhëheqësve të shtetit të Teksasit, ka njoftuar familja e tij.

“Jemi shumë te lumtur se ëndrra e tij gradualisht po bëhet realitet. Kurse për familjen është ndjenjë që sado pak i kthejmë borxhin këtij vendi të bekuar që bëri aq shumë për popullin shqiptar”, ka shkruar një prej familjarëve të Smajlit në rrjetet sociale.