Lahi Brahimaj falënderon Dushkajën e tij për mbështetjen e parezervë

Gjithmonë jam ndjerë krenar me Dushkajën, sonte si djalë i juaj, ju jam mirënjohës për mbështetjen e madhe që më dhatë mua si kandidat i kësaj ane dhe Aleancës.

Dushkaja e ka dëshmuar që mbështet AAK-në, e kjo u konfirmua edhe sot.

Banorët kësaj pjese i dhanë përkrahje të fuqishme, kandidatit për deputet Lahi Brahimajt, që është po ashtu nga Dushakaja.

Ai përmes një postimi ka falënderuar bashkëvendasit e tij, duke thënë se falë tyre ka arrit deri këtu.

Ky është postimi i Brahimajt:

Do të ju jem falënderues gjithë jetën secilit nga ju që ishit prezent sonte, jeni krenaria dhe forca jonë.
Faleminderit Dushkajë, vendi ku u linda dhe u bëra ky që jam, me ju, jam rritë, kam arritë deri këtu, faleminderit nga zemra për të gjithë juve nga gjitha anët që na nderuat më prezencen tuaj këtë takim.
Një falënderim i veçantë për kryetaret e nëndegëve dhe gjithë aktivistat që ndihmuan organizimin.
Dalshim faqebardhë!
#AAK135
#RamushHaradinaj1
#LahiBrahimaj22