Selektori i Boksit të Kosovës, viziton KB Dukagjini në Klinë

Selektori i Boksit të Kosovës, Besim Brahimi gjatë ditës së sotme, ka vizituar Klubin e Boksit “Dukagjini”.

Ai me këtë rast ka përcjellë nga afër boksierin e talentuar, Dukagjin Rexhepi i cili do të marrë pjesë në Turnirin Evropian që do të mbahet për 9 ditë në shtetin e Italisë.

Me këtë rast drejtori i Klubit Dukagjini, Hajdin Balaj ka falënderuar Besim Brahimin, për vizitën.

Po ashtu në Klinë, Klubi i Boksit “Dukagjini”, do organizoj Turnirin Ndërkombëtar me 1 tetor./Klina info/

SHARE