Kryetari i OVL UÇK-së në Klinë, viziton varret e dy vëllezërve të tij

Kryetari i OVL UÇK-së në Klinë, Hajdin Balaj pas shumë aktiviteteve e homazheve, në Ditën e Dëshmorëve të Kombit, ka vizituar edhe varret e dy vëllezërve të tij.

Ai ka shkuar t’i nderojë e kujtojë vëllezërit e tij që ranë dëshmorë në luftën e fundit.

Dy vëllezërit e Balajt, janë varrosur te varrezat e dëshmorëve, tek shkolla fillore në fshatin Gllarevë./Klina info/