Petrit Bylykbashi pasi u shërua nga Covid-19, tani u infektua prapë.

Lajmin e bëri të ditur vetë ai përmes një postimi ku thotë që pas përcjelljes së gjendjes bashkë me Naser Ramadanin, u vendos që të ritestohet, ku edhe doli pozitiv në SARS-CoV-2, shkruan Indeksonline.

Positmi i plotë i tij:

Ky virus i cuditshem!

Mbas 4 diteve ren te rishfaqjes se simptomave dhe nje konsulte/percjellje te gjendjes disa oreshe maratonike bashk me Naser Ramadanin vendosem qe une me u ritestu per Covid19, fatekeqesisht rezultova Pozitiv ne SARS-CoV-2 perseri, virusi mu kthy afersisht 3 muaj mbas sherimit dhe kesaj here shume me agresiv, po sulmon aty ku ka demtu heren e pare, direkt ne mushkeri.

Te jem real, duke qen i bindur plotesisht qe nuk kthehet virusi, nuk jam rujt as per nje moment te vetem dhe kontakt me njerz te infekuar kam pas ne shume raste.

Heren e pare fatemiresisht nuk eshte infektu askush nga une, po uroj qe kjo e njejta me ndodh edhe kete here, une prap nga sot jam i veteizoluar per aq kohe sa te eshte e nevojshme.

Kujdesuni per veten, virusi po u kthejka