Përkujtohet veterani i UÇK-së Arbrn Sejdiu, nga Grabanica e Klinës

Sot, në përvjetorin e rënies së veteranit të luftës së UÇK-së, në kujtim të veprës së tij, kryetari i Klinës, Zenun Elezaj bashkë me bashkëpunëtorë të komunës, familjarë e ish bashkëluftëtarë e bashkëveprimtarë të të ndjerit, kanë bërë homazhe dhe kanë përkujtuar trimin e patriotin, Arben Sejdiun nga Grabanica e Klinës.

“Arbeni ishte atdhetar i madh. Ai ishte luftëtar lirie që iu përgjigj kushtrimit për liri, e më pas edhe pjesëtar i Policisë së Kosovë.

I përjetshëm qoftë kujtimi për Arbenin!
Lavdi jetës dhe veprës së këtij atdhetari” shkruan Elezaj në FB.