Edhe një i ftuar nga Gjykata Speciale

I ftuari i radhës së Gjykatës Speciale është ish-pjesëtari i UÇK-së nga Zona e Pashtriut, Sejdi Berisha.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.

“Tash u njoftova se ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale, veterani Sejdi Berisha, nga Kijeva e Malishevës, pjesëtar i Brigadës 122, ZO e Pashtriut”, ka shkruar Gucati në rrjetin social ‘Facebook’, të premten.