Tayna i bën vetes dhuratë një tjetër veturë

Duke qenë një prej yjeve më të kërkuara të momentit, Tayna e ka luksin që t’i bëjë vetes dhurata të shtrenjta.

Dhe një të tillë, reperja sapo e ia ka bërë vetes, ndërsa lajmin e ka shpërndarë për fansat e saj në Instagram, ku numëron mbi 1.1 milion ndjekës.

Është fjala për modelin e ri të BMW X6, të cilin e ka prezantuar përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale.

“Edhe një dhuratë vetes”, ka shkruar Doruntina Shala (emri i vërtetë i reperes) në përshkrimin e fotografisë.

https://www.instagram.com/tayna/?utm_source=ig_embed&ig_mid=9FD3445E-4C3F-4A8C-9E9A-2A360430095F