Vjedhja e mbi 2 milionë eurove nga Thesari i shtetit, sekuestrohen tri vetura

Tri vetura janë sekuestruar mbrëmë në Drenas.

Sipas njoftimit të Policisë, veturat janë sekuestruar me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Sekuestrimi është bërë në kuadër të hetimeve për keqpërdorim të detyrës zyrtare që ka ndodhur më 9 tetor.

Në këtë datë është zbuluar skandali i vjedhjes së mbi 2 milionë eurove nga Thesari i shtetit.

Një person është arrestuar lidhur me këtë skandal, ndërsa dy të dyshuarit që i kanë pranuar paratë janë ende në arrati.