22 vjeçarja që u godit nga vetura në Klinë, jashtë rrezikut për jetë

Sot në orën 14:30 një 22 vjeçare u godit nga vetura në Klinë.

E njejta ishte duke e kaluar rrugën, derisa shoferi e përplasi me makinë.

Klina.info ka raportuar për rastin, ndërsa mēson se viktima po trajtohet nē Spitalin e Pejës dhe ështē jashtē rrezikut për jetë.

Banorët e kësaj lagjeje ku ndodhi rasti, tek Stacioni i Trenit, janë ankuar se nuk ka zebra derisa ndihen të rrezikuar nga veturat./Klina info/