Nis takimi trepalësh në Ohër

Në Ohër të Maqedonisë së Veriut tashmë ka nisur takimi i përbashkët midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, dhe ndërmjetësuesve të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak.

Fillimisht ka pasur takime dypalëshe midis Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe liderëve.

Fillimisht presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq u takua me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për politikë të jashtme Josep Borrell e emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Ndërsa pastaj ata kanë pritur në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në agjendë janë diskutimet për zbatimin e propozimit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.