Sot fillon vaksinimi i Personelit Shëndetësor në Pejë

Nga sot fillon vaksinimi i Personelit të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë.
Në ditën e parë do të vaksinohen personeli i reparteve të Infektives, Pulomologjisë, Internos, Emergjencës dhe Anastezionit për të vazhduar me repartet tjera në ditët tjera.

Deri më tani si pasojë e përballjes direkt me Covid-19 janë të infektuar 196 anëtarë të personelit të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë dhe atë 46 mjek specialist, 109 infermierë dhe 41 nga stafi administrative dhe teknik.

Fatkeqësisht dy nga të infektuarit një mjek dhe një infermiere nuk e kanë fituar betejën me Covid dhe kanë humbur jetën.