Treni godet veturën në Klinë, policia jep detaje

Klina.info ka raportuar se një tren i udhëtarëve dhe një veturë janë përplasur sot në Krushevë e Madhe të Klinës.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ku tregoi se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar dy persona, të cilët janë dërguar në Spitalin e Pejës

“Sot rreth orës 18:10, Policia është njoftuar për një aksident në fshatin Krushevë e Madhe, Kline. Në aksident është i përfshirë treni i udhëtarëve dhe një kombi-bus. Dy persona janë dërguar me Emergjencë për në Spitalin Rajonal në Pejë”, ka thënë Gashi.

Në vendngjarje kanẽ dalë të gjitha njësitet kompetente, sipas Gashit.