11 anëtarët e të prekures nga Bokshiqi janë marrë për testim

Para 2 ditësh një femër nga fshati Bokshiq ka dalë pozitiv me Covid-19, pasi kishte vizituar motrën e saj në spital në Gjakovë, e cila ishte e prekur më herët nga ky virus. Sot janë marrë 11 anëtarët e këtyre të fundit për testim, merr vesh Klina info. Rezultatet e këtyre mund të dalin sot ose nesër.
Fshati Bokshiq i Klinës është shpallur vatër e përhapjes së sëmundjes COVID-19.

Vendimi është marrë nga Ministria e Shëndetësisë./Klina info/