ANULOHEN AKTIVITETET KULTURORO-ARTISTIKE TË ORGANIZUARA NGA KOMUNA E KLINËS PËR NDER TË 28 NËNTORIT

NJOFTIM

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, në bazë të kompetencave të tij, ka marrë vendim që të anulohen të gjitha aktivitetet kulturo-artistike të organizuara nga Komuna e Klinës për nder të 28 nëntorit, festes së flamurit, në shenjë solidariteti me tragjedinë që shkaktoi tërmeti në Shqipëri.

Me këtë rast, Kryetari Elezaj, në emër të tij dhe qytetarëve të Klinës, shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave.