Rita Ora: Për ditëlindjen time, kam ftuar të gjithë që ta ndihmojnë Shqipërinë në këto momente të vështira

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora, sikur edhe shumë këngëtarë të tjerë ka shprehur solidaritet për ngjarjen e dhimbshme që përfshiu shqiptarët, për shkak të një tërmeti që deri tani ka shkaktuar mbi 20 viktima.

Sot kur Rita Ora po e feston ditëlindjen, është shprehur e tmerruar nga ky lajm dhe ka ftuar gjithë miqtë e saj të dalin në ndihmë të popullsisë së prekur nga kjo fatkeqësi natyrore, shkruan Indeksonline.

“Ky është një lajm i tmerrshëm dhe një ditë shkatërruese për ata në Shqipëri. 16 kanë vdekur deri më tani dhe mbi 600 të plagosur. Unë kam familjarë dhe miq në Shqipëri, kështu që për ditëlindjen time po thërras të gjithë të dhurojnë ndihmë në këtë krizë! Lutjet e mia janë për ju.” : ka shkruar këngëtarja në llogarinë e saj në Facebook.

Kujtojmë që edhe më heret ajo është shprehur e gatshme të ofrojë ndihmën e saj në secilën formë për vëllëzërit dhe motrat në Shqipëri. 

SHARE