Fillon asfaltimi i rrugëve lokale në Stup dhe Budisalc

Sot është bërë përurimi i punimeve për asfaltimin e rrugëve lokale në fshatin Stup dhe Budisalc.

Në fillimin e punimeve i pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës, prof. dr. Zenun Elezaj, i cili uroi banorët e këtyre fshatrave për fillimin e këtyre projekteve shumë të rëndësishme për mirëqenien qytetare dhe që u japin fund problemeve me infrastrukturë rrugore për qytetarët e kësaj ane.

Po ashtu, Kryetari Elezaj kërkoi nga operatori kontraktues që punimet të kryhen me cilësinë më të mirë të mundshme dhe që të respektohet afati kohor i paraparë me kontratën e nënshkruar.

Ndërsa banorët falënderuan kryetarin për fillimin e këtyre projekteve, që ndikon drejtpërdrejtë në përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët e kësaj ane.

Vlera totale e këtyre projekteve është 81 193 euro, ndërsa vlera e secilit projekt është:
Vlera e projektit në Budisalc: 38.030.10
Vlera e projektit në Stup :43.163.10

Punimet do të kryhen nga kompania AIM.